Sanchez e mund i vetëm West Hamin
Sport
December 03, 2016 - 20:22
Alexis Sanchez e ka mundur i vetëm West Ham Unitedin, shkruan zeri.info.
Sulmuesi kilian ka realizuar tre gola në fitoren 5:1, të cilën e regjistroi sonte ekipi i Arsene Wengerit.
Ish-futbollisti i Udineses dhe Barcelonës ka asistuar për golin e parë të Mesut Ozilit, ndërsa më pas ka shënuar ‘hat-trick’, e një gol tjetër për Topçinjtë e shënoi Alex Oxlade-Chamberlain.
Për vendësit, golin e vetëm dhe të nderit e ka realizuar zëvendësuesi Andy Carroll.
Me këtë fitore, Arsenali kaloi në pozitën e dytë përkohësisht, derisa ta zhvillojë Liverpooli ndeshjen e nesërme me Bornemouthin. /Zëri/