Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Kaçe largohet nga Kombëtarja?

Kaçe largohet nga Kombëtarja?

Sport October 11, 2016 - 09:40

Ergys Kaçe u la në tribunë në ndeshjen me Spanjën, ndërkohë që sot raportohet se mesfushori ka dashur të largohet nga grumbullimi, por ka qenë presidenti që e ka bindur të mos e bëjë diçka të tillë.

Sipas gazetës, Kaçe ka vendosur të mos pranojë të vijë në Kombëtare sa kohë shpërfillet nga stafi teknik sipas Panorama Sport.

Mesfushori nuk e ka “përtypur” lënien në tribunë ndaj Spanjës dhe pritet të shihet se çdo të ndodhë, do të mungojë në ndeshjen me Izraelin, apo do të ndryshojë mendje.