Kendall Jenner kritikohet për tutorialin e grimit, fansat e akuzojnë se nuk përdori fare produktin

Kendall Jenner kritikohet për tutorialin e grimit, fansat e akuzojnë se nuk përdori fare produktin

Showbiz November 21, 2026 - 15:01

Kendall Jenner është vënë në qendër të kritikave pas publikimit të një videoje promocionale për L'Oréal Paris.

Modelja 31-vjeçare u akuzua nga ndjekësit se kishte simuluar aplikimin e fondatinës, pasi në pamjet e publikuara nuk dukej se kishte produkt në sfungjerin që përdorte në fytyrë.

Videoja u publikua më 1 nëntor në TikTok, në kuadër të promovimit të fondatinës Infallible Cushion Foundation, me çmim 19.99 dollarë (rreth 17 euro), shkruan DailyMail.

Në videon e realizuar në stilin ASMR, Kendall shfaqet me një rrobë të bardhë, duke prezantuar produktin para kamerës dhe më pas duke aplikuar sfungjerin në fytyrë.

Megjithatë, shikuesit vunë re se aplikatori dukej bosh, ndërsa modelja kishte tashmë një grim të përfunduar.

Kendall është ambasadore globale e L'Oréal Paris që prej korrikut 2023. Në momentin e bashkëpunimit, ajo ishte shprehur e emocionuar për mundësinë për t'u bërë pjesë e familjes së markës.

Deri më tani, as modelja dhe as kompania nuk kanë dhënë një reagim publik lidhur me kritikat.

Image

Image
Image