“Çdo ditë më thoshin të vrisja veten”, Hailey rrëfen periudhën e vështirë gjatë përplasjes së përfolur me Selenen
Hailey Bieber ka bërë një rrëfim të fortë për periudhën më të vështirë të jetës së saj, duke zbuluar se për shkak të urrejtjes dhe sulmeve në rrjetet sociale kishte përjetuar edhe mendime vetëvrasëse.
Gjatë një fjalimi në samitin DealBook të “The New York Times”, modelja tregoi se në kulmin e përplasjes së përfolur me Selena Gomez përjetonte çdo ditë komente dhe mesazhe kërcënuese.
“Çdo ditë kisha njerëz që më thoshin të vrisja veten në komente”, rrëfeu ajo.
Hailey tregoi gjithashtu se situata ishte përshkallëzuar deri në atë pikë sa njerëz të panjohur e fyenin edhe në rrugë, shkruan DailyMail.
Po kaloja një kohë kur njerëzit më bërtisnin në rrugë. Njerëzit vendosnin kavanoza me bakshish në Starbucks ku unë isha kundër këtij personi, tregoi modelja.
Ajo pranoi se intensiteti i urrejtjes që merrte e kishte bërë të mendonte se ndoshta do të ishte më mirë nëse nuk do të ishte më këtu.
Përplasja e përfolur mes Hailey dhe Selena Gomez kishte nisur të diskutohej gjerësisht në internet për shkak të lidhjes së të dyjave me këngëtarin Justin Bieber.
Selena dhe Justin kishin pasur një marrëdhënie të ndërprerë për rreth tetë vite, përpara se ai të martohej me Hailey në vitin 2018.
Megjithatë, në tetor të vitit 2022, dy vajzat surprizuan publikun duke pozuar së bashku në një event në Los Angeles.
Një vit më vonë, Selena u kërkoi publikisht fansave të ndalonin ngacmimet dhe kërcënimet ndaj Hailey, duke theksuar se urrejtja nuk përfaqësonte vlerat e saj.
Hailey e falënderoi më pas këngëtaren për ndërhyrjen dhe mbështetjen, ndërsa të dyja kanë kërkuar vazhdimisht që të mos nxitet një konflikt mes tyre. /telegrafi
