Hailey Bieber feston para kohe 30-vjetorin, shfaqet në New York me Justin-in
Hailey Bieber dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, janë fotografuar së bashku në New York, teksa shijonin një mbrëmje në çift.
Modelja 29-vjeçare zgjodhi një kombinim të zi prej sateni, me një bluzë me dekolte të hapur dhe fjongo sateni në pjesën e gjoksit, të shoqëruar me një fund të gjatë që i theksonte siluetën.
Ndërsa Justin u shfaq me xhaketë lëkure. Të dy plotësuan pamjen me syze dielli, shkruan DailyMail.
Dalja e tyre vjen pak ditë para ditëlindjes së 30-të të Hailey-t, të cilën ajo e feston të dielën.
Ndërkohë, së fundmi modelja ka folur edhe për një çështje personale shëndetësore.
Në një intervistë për WWD, ajo zbuloi se pas lindjes së djalit të saj, Jack, në vitin 2024, ka përjetuar çrregullimin disforik premenstrual (PMDD).
Hailey tregoi se ka vendosur të flasë hapur për këtë përvojë, pasi beson se diskutimet mbi shëndetin e grave mund t'i bëjnë ato të ndihen më pak të vetmuara.

