Prishtina Mall mbyll javën e modës me eventin “Fashion in motion”
Më 7 nëntor, Prishtina Mall do të mbledhë përfaqësues të mediave, influencerë, fytyra publike dhe brende të modës në një event që shënon përfundimin e një jave të dedikuar modës dhe stilimit.
Pas një jave aktivitetesh të ndryshme, Prishtina Mall do ta përfundojë programin “Fashion in Motion” me një event special, që mbahet më 7 nëntor, nga ora 19:00 deri në 21:00, në Hyrjen Perëndimore të qendrës tregtare.
Eventi do të bashkojë përfaqësues të mediave, krijues të përmbajtjes digjitale, fytyra publike, partnerë dhe përfaqësues të brendeve që operojnë në Prishtina Mall. Mbrëmja do të shoqërohet me muzikë nga DJ, duke shënuar përfundimin e programit javor.
Gjatë javës, nga 1 deri më 6 nëntor, vizitorët patën mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme, në bashkëpunim me profesionistë të modës. Përmes këtij programi, Prishtina Mall i solli ata më afër publikut, duke krijuar mundësi që vizitorët të njihen me teknika të ndryshme të stilimit dhe të eksplorojnë më shumë rreth trendeve të modës.
Me organizimin e aktiviteteve të tilla, Prishtina Mall vazhdon të pasurojë ofertën e saj për vizitorët, duke sjellë vazhdimisht koncepte dhe eksperienca të reja që shkojnë përtej blerjeve. Përmes një kalendari të pasur me aktivitete, evente dhe bashkëpunime të ndryshme, Prishtina Mall synon të mbetet një destinacion ku vizitorët gjejnë gjithmonë arsye të reja për ta vizituar.

Ky është artikull i sponsorizuar.