Çka ndodhi? Zhduket nga Youtube kënga e Kushtrimit
Showbiz
October 10, 2026 - 17:16
Këngëtari Kushtrim Kelani ka reaguar pas interesimit të publikut për këngën e tij “Familje e Madhe”, duke sqaruar se çfarë ka ndodhur me publikimin e saj.
Përmes një postimi në Instagram Story, ai ka bërë të ditur se një problem i vogël teknik i ka prishur planet, por jo për shumë gjatë.
Kushtrimi ka njoftuar se kënga do të publikohet sërish në YouTube, sonte në orën 19:00.
Njoftimi i tij vjen pas pyetjeve të shumta nga ata që kanë kërkuar të dinë më shumë rreth këtij projekti muzikor.
Në fund të mesazhit, këngëtari ka falënderuar të gjithë për interesimin dhe mbështetjen, duke u shprehur mirënjohës ndaj publikut të tij.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth problemit teknik që çoi në këtë situatë.