Fotot e martesës që nuk i kishim parë më parë, Vesa dhe Mirlind Daku surprizojnë fansat
Vesa dhe Mirlind Daku kanë bërë “lëmsh” rrjetin me disa fotografi të publikuara së fundmi në Instagram.
Dyshja kanë ndarë për herë të parë me ndjekësit fotografi nga dita e tyre e veçantë, të shkrepura, siç duket, në ditën kur i dhanë fund beqarisë.
Në fotografi, Vesa shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nusërie, teksa pozon pranë bashkëshortit të saj, Mirlind Daku.
Fustani i nusërisë së Vesës ishte prej dantelle dhe kishte një model të ngushtë, i cili zgjatej me një bisht. Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte fjongoja e vendosur në pjesën e pasme, ndërsa fustani e linte shpinën të zbuluar.
Vesa i kishte mbledhur flokët topuz dhe në duar mbante një buqetë me lule.
Siç vihet re nga postimi, fotografitë janë realizuar në Zvicër.
Nuk dihet ende se kur dyshja i dha fund beqarisë, megjithatë, një vit më parë pati raportime se ata ishin martuar në fshehtësi.
Tashmë, për herë të parë, Vesa dhe Mirlind Daku kanë ndarë me ndjekësit setin fotografik nga martesa e tyre.
