Selena Gomez mahnit me paraqitjen në Emmy Awards me një fustan ngjyrë ari

Selena Gomez mahnit me paraqitjen në Emmy Awards me një fustan ngjyrë ari

Showbiz September 15, 2026 - 12:09

Selena Gomez solli një atmosferë glamuri në ceremoninë e Emmy Awards, ku u shfaq me një veshje elegante dhe tërheqëse.

Ylli i serialit “Only Murders in the Building” zgjodhi një fustan ngjyrë ai.

Veshja e ngushtë theksonte siluetën e saj, ndërsa reflektimi i dritës i jepte një pamje luksoze.

Fustani ishte i mbuluar me temina të vogla të arta dhe rruaza, të vendosura në forma të harkuara rreth belit dhe ijeve, duke krijuar një efekt të veçantë vizual.

Gomez e kompletoi pamjen me flokë të valëzuar, grim natyral dhe aksesorë elegantë, përfshirë vathë, një byzylyk dhe unazë.

Aktorja pozoi me shumë vetëbesim në tapetin e kuq, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj glamuroze.

Selena ishte gjithashtu pjesë e nominimit të “Only Murders in the Building” për serialin më të mirë komedi së bashku me Martin Short, Steve Martin dhe pjesën tjetër të kastit. 

Image

Image