Dua Lipa sfidon gravitetin gjatë pushimeve, bën 'pilates' mbi dërrasën e sërfit
Dua Lipa po shijon disa ditë pushimi në një destinacion tropikal, ndërsa ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për t’u argëtuar dhe për të mbajtur veten në formë.
Edhe pse destinacioni ku ndodhet aktualisht nuk është bërë i ditur, këngëtarja shqiptaro-britanike ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga pushimet e saj, ku shfaqet pranë detit, në një ambient me temperatura të larta dhe atmosferë relaksuese.
Në mesin e momenteve të publikuara, vëmendjen e ka marrë veçanërisht një video ku Dua shihet duke bërë pilates në një mënyrë jo fort të zakonshme.
E vendosur mbi një dërrasë sërfi dhe në mes të ujit, artistja ka realizuar një pozicion të vështirë, duke balancuar trupin në kokë dhe duke sfiduar kështu jo vetëm aftësitë e saj fizike, por edhe vetë gravitetin.
Pamjet tregojnë përkushtimin e Duas ndaj aktivitetit fizik, ndërsa ajo duket se po e shijon në maksimum kohën e lirë larg angazhimeve muzikore.
Këngëtarja ka qenë mjaft aktive gjatë muajve të fundit, ndaj këto ditë pushimi duket se i kanë shërbyer edhe si një mundësi për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë në një ambient tropikal.
Me një kombinim mes detit, diellit dhe ushtrimeve fizike, Dua Lipa po dëshmon edhe një herë se di ta shndërrojë pushimin në një eksperiencë plot energji.