Gjesti uron Gimbon për 26-vjetorin: Edhe shumë të tjera bashkë!

Gjesti uron Gimbon për 26-vjetorin: Edhe shumë të tjera bashkë!

Showbiz August 14, 2026 - 08:45

DJ Gimbo festoi më 13 gusht 26-vjetorin e lindjes, duke ndarë në rrjetet sociale një mesazh falënderues për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij.

Ai tregoi se këtë ditëlindje po e feston pranë partneres së tij, Selinës dhe njerëzve të tij më të dashur.

Mes urimeve të shumta nga miqtë dhe fansat, vëmendjen e mori ai i Gjestit, i cili shkroi: “Urime baba këtu! Edhe shumë të tjera bashkë, edhe shumë të tjera afër familjes, edhe shumë të tjera me suksese”.

Urimi i Gjestit tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, duke reflektuar raportin e afërt shoqëror dhe profesional mes tyre.

Një urim publik nuk mungoi as nga Selin, e cila ndau fjalët e saj më të ëmbla për ditëlindjen e partnerit.