Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për edicionin 2026
Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën e plotë të performancave për edicionin që do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht 2026 në Prishtinë. Programi është i ndarë në katër skena: Sunny Hill Stage, The Next Stage, The Satellite dhe C4 Stage.
Festivali do të hapet më 31 korrik me Katy Perry si kryesore e mbrëmjes, ndërsa në ditën e dytë do të performojë Lewis Capaldi. Edicioni do të mbyllet më 2 gusht me superyllin e muzikës elektronike Martin Garrix. Në skenat e tjera do të ngjiten emra të njohur si PAWSA, Adam Port & Rampa, Carlita, Seth Troxler, Dhurata Dora, Manifest, Lumi B, MC Kresha, Lyrical Son dhe shumë artistë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë.
Sipas organizatorëve, edicioni i sivjetmë synon të sjellë një ndër programet më të pasura në historinë e festivalit, duke kombinuar emra të mëdhenj të muzikës pop, elektronike dhe hip-hop me artistë të skenës shqiptare.


