Gëzim prapa grilave, Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë

Gëzim prapa grilave, Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë

Showbiz June 29, 2026 - 13:26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa,raportohet se janë bërë prindër për herë të dytë.

Top Channel mëson se me lejen e Prokurorisë së Posaçme, Veliaj është shoqëruar nga qelia e tij drejt maternitetit “Koço Gliozheni” për të parë foshnjën e porsalindur.

Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, teksa leja për kryebashkiakun është për një afat prej 48-orësh.