“A mendon të krijosh familje”, Zanfina Ismaili befason me përgjigjen

“A mendon të krijosh familje”, Zanfina Ismaili befason me përgjigjen

Showbiz June 21, 2026 - 17:50

Edhe pse prej vitesh është larguar nga skena muzikore, Zanfina Ismaili, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku mban kontakte të vazhdueshme me ndjekësit dhe ndan momente nga përditshmëria.

Së fundmi, artistja ka zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje në Instagram, ku nuk ka hezituar t’u përgjigjet disa prej kurioziteteve të fansave, duke prekur tema nga jeta private dhe ajo profesionale.Mes pyetjeve që mori, një ndjekës u interesua nëse e sheh veten duke krijuar familje.

Image

Në vend të një përgjigjeje të drejtpërdrejtë, Zanfina publikoi një thënie në gjuhën angleze, ku thuhej se duhet forcë për të qëndruar beqar në një botë ku shumë njerëz kënaqen me çfarëdo, vetëm për të mos mbetur vetëm.

Me këtë mesazh, la të kuptohet se preferon të mos bëjë kompromise me lumturinë e saj.

Megjithatë, nuk mungoi as nota e humorit, teksa shtoi se ende po pret që “hajmalia të japë efekt”.

Ndërkohë, një tjetër ndjekës i shprehu mungesën e muzikës së saj dhe e pyeti nëse do të rikthehej ndonjëherë në skenë.Përgjigjja e Zanfina Ismailit ishte e shkurtër dhe e qartë: “Jo, me muzikë e kom kry në 2017-tën”.