Marigona rikthehet me këngën “Ma merr mallin” [video]
Showbiz
June 10, 2026 - 10:43
Rok grupi i famshëm shqiptar “Marigona” është rikthyer me publikimin e këngës së re, “Ma merr mallin”.
Ky rikthim vjen pas gjashtë vitesh kur lansuan këngën e fundit, “Vet s’më le”.
Kënga është publikuar një muaj para koncertit që do të mbahet në Prishtinë. Rok grupi do të ngjitet në skenë pas dhjetëra vitesh mungesë të koncerteve.
I titulluar “Përjetë”, koncerti do të mbledhë fansat e grupit më 18 korrik, në parking të Pallatit të Rinisë në kryeqytet. /kultplus