Shakira: Ndarja nga Gerard Pique ishte momenti më i errët i jetës sime

Shakira: Ndarja nga Gerard Pique ishte momenti më i errët i jetës sime

Showbiz May 29, 2026 - 22:42

Shakira ka folur hapur për herë të rrallë rreth ndarjes së saj nga ish-futbollisti Gerard Pique, duke e cilësuar atë si periudhën më të vështirë dhe më të errët të jetës së saj.

Këngëtarja kolumbiane tregoi se përjetoi dhimbje të madhe pas shpërbërjes së familjes që kishte ëndërruar ta mbante të bashkuar përgjithmonë.Artistja tha se kjo periudhë e vështirë përkoi edhe me problemet shëndetësore të babait të saj, gjë që e bëri situatën edhe më të rëndë emocionalisht, shkruan DailyMail.Megjithatë, ajo theksoi se sfidat e kanë bërë më të fortë, më të pjekur dhe më të vetëdijshme për forcën që njerëzit mund të gjejnë brenda vetes në momentet e vështira.

Shakira dhe Gerard Pique i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2022 pas më shumë se një dekade së bashku. Ata kanë dy djem, Milan dhe Sasha.Pas ndarjes, Pique nisi një lidhje të re, ndërsa Shakira ka zgjedhur të përqendrohet te fëmijët dhe karriera e saj muzikore.

“Fëmijët e mi janë prioriteti im dhe jam më e dashuruar se kurrë me karrierën time”, u shpreh këngëtarja.Ajo shtoi se nuk ka vend për romancë në jetën e saj për momentin, pasi po shijon kohën me familjen dhe sukseset profesionale.

Pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, Shakira tha se do të mbajë gjithmonë mirënjohje për Gerard Pique, si babain e fëmijëve të saj dhe për rolin që ka pasur në rrugëtimin e saj si nënë. /Telegrafi