Aktori i njohur rrëfen tragjedinë e jetës: Vajza ime u mbyt në pishinë, nuk e kalova kurrë

Aktori i njohur rrëfen tragjedinë e jetës: Vajza ime u mbyt në pishinë, nuk e kalova kurrë

Showbiz May 26, 2026 - 13:54

Aktori legjendar i Hollywoodit, Bruce Dern, ka folur hapur për një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij, vdekjen tragjike të vajzës së tij të madhe me aktoren Diane Ladd, duke pranuar se “nuk e ka kaluar kurrë” humbjen.

Rrëfimi prekës vjen në dokumentarin e ri Dernsie: “The Amazing Life of Bruce Dern”, i cili pati premierën në Cannes Film Festival më 20 maj.

Në premierë ishin të pranishëm vetë aktori 89-vjeçar dhe vajza e tij, Laura Dern.

Në dokumentar, Bruce Dern kujton tragjedinë e vitit 1962, kur vajza e tij 18-muajshe Diane Elizabeth Dern, të cilës ia kishin trashiguar emrin e parë të gruas së tij, u mbyt në pishinën e shtëpisë së familjes sonë, në Los Angeles, ndërsa prindërit ndodheshin larg.

“Gruaja ime Diane Ladd ishte në një ndeshje të Dodgers. Unë isha në një aktivitet sportiv në Coliseum. Më thirrën në zyrë dhe një polic më tha: ‘Duhet të shkosh në shtëpi menjëherë, sepse fëmija yt sapo u mbyt në pishinë’,” rrëfen aktori.

Sipas tij, vajza atëkohë ndodhej në shtëpi nën përkujdesjen e pastrueses, e cila po fliste në telefon, kur e vogla jonë arriti të hapte derën me një lugë dhe të dilte drejt pishinës. Tragjedia u zbulua vetëm pak çaste më vonë.

“Shkova në dhomën e gjumit, pashë vajzën time të vogël në shtrat dhe mendoj se ishte e vetmja herë në jetën time që zemra m’u thye. Nuk e kalova kurrë. Nuk e kalon kurrë”, shprehet Dern në dokumentar.

Aktori pranoi gjithashtu se tragjedia ndikoi thellë në martesën e tij me Diane Ladd, duke thënë se ata qëndruan bashkë më gjatë për shkak të dhimbjes së përbashkët, por më pas marrëdhënia përfundoi.