“Nan” e Alis në mesin e 10 performancave më të mira sipas Associated Press
Shqipëria zuri vendin e 13-të në festivalin evropian të këngës EUROVISION 2026, me këngën “Nan” të interpretuar nga Alis.
Derisa nga Associated Press, kjo performancë u vlerësua në mesin e 10-të performancave më të mira, të natës finale e cila u mbajt mbrëmë në kryeqytetin austriak, Vjenë.
Në artikullin e publikuar, gazeta e njohur amerikaen e përshkruan performancën e artistit shqiptar si “kinematografike” dhe tejet emocionale, duke theksuar atmosferën dramatike që krijoi kënga “Nan” në skenë, transmeton Klankosova.tv.
“Performanca dukej si kolona zanore e një skene emocionale filmi”, shkruan Associated Press, ndërsa veçon edhe paraqitjen skenike të Alisit, i cili u shfaq me një kostum që ngjante me parzmore metalike me shkëlqim, përballë një ekrani ku një figurë femërore që simbolizonte nënën (aktorja Rajmonda Bulku) lëvizte rreth tij.
Kënga sipas AP-së është në mesin e 10-të performancave më të mira së bashku me përfaqësues nga vende si Italia, Finlanda, Australia, Belgjika dhe Rumania.
“Nan” është një kombinim mjaft i mirë i elementeve teatrale, korit dramatik dhe interpretimit emocional të Alisit, duke e bërë një nga momentet më të veçanta të finales së Eurovision 2026.
10-shja më e mirë sipas Associated Press:
– Rumania: Alexandra Capitanescu – “Choke Me”;
– Italia: Sal Da Vinci – “Per Sempre S;
– Qipro: Antigoni – “Jalla”;
– Finlanda: Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen – “Liekinheitin”;
– Moldavia: Satoshi – “Viva, Moldova!”;
– Bullgaria: Dara – “Bangaranga”;
– Serbia: Lavina – “Kraj Mene”;
– Australia: Delta Goodrem – “Eclipse”;
– Shqipëria: Alis – “Nan”;
– Belgjika: Essyla – “Dancing on the Ice”.