Alisi falënderon Kosovën pak para finales [video]

Alisi falënderon Kosovën pak para finales [video]

Showbiz May 16, 2026 - 20:46

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026, ku Shqipëria përfaqësohet nga këngëtari Alis me këngën “Nan”.

Pak minuta para spektaklit final, artisti ka falënderuar shqiptarët e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka bërë thirrje për votë.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve të Kosovës për mbështetjen. Ju ftoj të votoni sonte për numrin 05, ju jam mirënjohës nga zemra dhe ju falënderoj”, tha ai.