Detaje nga gjendja shëndetësore e Zayn Malik teksa ndodhet akoma në spital
Zayn Malik dhe familja e tij kanë dhënë një përditësim për fansat pasi këngëtari u shtrua në spital për një sëmundje të paqartë.
Më herët këtë muaj, ai anuloi disa paraqitje promovuese për albumin e ri, duke i shqetësuar edhe më shumë fansat kur publikoi një foto nga spitali.
Në reagimin e parë që nga ajo kohë, kushërira e tij Sasha Malik falënderoi publikisht të gjithë për mbështetjen dhe për buqetat që fansat po përpiqeshin të dërgonin, por tha se praktikisht kjo nuk mund të realizohet.
Në vend të luleve, familja – me miratimin e vetë Zayn – ka kërkuar një “gjest domethënës”: të bëhen donacione në emër të tij për “The Palestine Project”, përmes një linku në 'JustGiving'.
Sipas njoftimit (edhe nga një luleshitëse lokale që kishte shumë kërkesa), fondet do të shkojnë për 'Islamic Relief' për të siguruar ushqim, ujë të pastër, strehim dhe ndihmë mjekësore emergjente për njerëzit në Palestinë.
Zayn Malik
Fushata kishte synim fillestar 27 mijë funte dhe, falë mbi 800 mbështetësve, e ka arritur këtë objektiv, me shumë mesazhe urimi për shërim të shpejtë për Zayn.
Ndërkohë, fansat shpresojnë që ai të rikuperohet në kohë për turneun botëror që pritet të nisë në maj 2026 në Manchester dhe të vazhdojë në disa qytete në Mbretërinë e Bashkuar, ShBA, Meksikë, Brazil, etj., me koncertin e fundit të planifikuar për nëntor në Miami. /telegrafi
