Debati mes Klodit dhe Elijonës eskalon në të bërtitura: Mashtruese je
Teksa Klodi po bënte dush, Elijona iu afrua duke debatuar me të.
Dyshja pati një përplasje të ashpër, duke ngritur zërin njëri-tjetrit. Çka ra më shumë në sy ishte se Klodi dukej se e kishte humbur durimin.
Elijona e akuzonte Klodin se po mundohej të përplaste situata me të, ndërsa Klodi i kujtonte Elijonës se e kishte quajtur “fake”.
Elijona: “Unë të thashë, më lër sepse dua ta shijoj, pse po kapesh me zor, ti vazhdove. Tash po më thua mua ‘ti do të kapesh me mua’? Po jo o njeri, boll më! Ti u mundove të më kapësh mua tri herë sot pas darke”.
Klodi: “Kush more?”.
Elijona: “Tri herë u mundove. U mundove për sinqeritet, u mundove më pas për çakmak”.
Këtu Klodi ngriti zërin nga mllefi dhe i tha: “Kush u mundua për çakmak? Çka je duke folur, pse rren?”.
Elijona: “Me Elijonen mos bërtit”.
Klodi: “Mashtruese je”.