Pak ditë nga finalja e madhe, Klodi Elijonës: Ke qenë dhelpër në lojë [video]

Pak ditë nga finalja e madhe, Klodi Elijonës: Ke qenë dhelpër në lojë [video]

Showbiz February 25, 2026 - 10:53

Finalisti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj, ka akuzuar Elijona Binakajn se ka qenë dhelpër në lojë.

Madje ai i ka kërkuar asaj që ta pranojë këtë fakt.

Mirëpo Elijona ka thënë se çdo gjë që e ka bërë, e ka bërë me sinqeritetin më të madh.

Ata tani janë në fund të spektaklit dhe këto ditë kanë qenë duke diskutuar për lojën brenda.

Në finale veç tyre janë edhe Ludo Lee, Londrim Mekaj e Hygerta Sako.

Finalja e madhe e këtij edicioni do të jetë të premten (27 shkurt).

Mbetet për t'u parë se kush do ta rrëmbejë çmimin e madh sivjet pas Stresit, Lumbardh Salihut dhe Drilon Ramës. /telegrafi