Elijona i tregon Klodit arsyet që e bënë të krijojë shpresa për një lidhje me të

Elijona i tregon Klodit arsyet që e bënë të krijojë shpresa për një lidhje me të

Showbiz February 27, 2026 - 10:54

Elijona dhe Klodi kanë zhvilluar një bisedë të tensionuar në oborrin e shtëpisë, teksa Klodi ndodhej në xhakuzi dhe Elijona qëndronte jashtë.

Dyshja diskutuan për marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë dhe për afrimitetin që është krijuar mes tyre gjatë qëndrimit në lojë.

Gjatë bisedës, Elijona përmendi disa deklarata të Klodit që, sipas saj, i kanë dhënë arsye për të krijuar shpresa për diçka më shumë jashtë shtëpisë.

Elijona: “Përderisa Dini e cek në Prime që ti vetë, në biseda edhe me Hygertën, ke thënë që mami yt e do një grua shqiptare, që ti ia ke nisur këtu brenda të thuash se je afruar shumë me shqiptarinë dhe i ke kuptuar shumë gjëra, atëherë edhe këto janë disa gjëra, Klod, që thjesht të lënë të nënkuptosh. Tani ti mos më bëj budallaqe mua”.

Klodi: Jo ama, Elijona, duhet ta kuptosh një send: unë e shpreh realitetin tim. Mami im ma ka thënë atë send, që unë jam lidhur me shqiptarinë. Unë nuk jam duke gënjyer, përkundrazi, po tregoj veten.

Elijona: Nuk po them që je duke gënjyer.

Klodi: Unë po tregohem i sinqertë dhe ndoshta edhe më penalizon, por po tregohem i sinqertë.

Elijona: Po them se m’i ke thënë disa gjëra. Unë mendoj që do të kemi lidhje jashtë.

Klodi: Klodi nuk të ka dhënë shpresa.

Elijona: Ti më ke dhënë arsyet për të krijuar shpresat.

Klodi: S’t’i kam dhënë unë arsyet, por çfarë kam folur unë, si kam vepruar si njeri, ti e ke krijuar shpresën.

Elijona: Në rregull, nëse kjo të konvenon më shumë. /telegrafi