Edi shpreh mbështetje për të gjithë finalistët: Ia uroj fitoren banorit që e meriton dhe që ka nevojë [video]

Edi shpreh mbështetje për të gjithë finalistët: Ia uroj fitoren banorit që e meriton dhe që ka nevojë [video]

Showbiz February 25, 2026 - 14:05

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Eduard Kuçi, përmes një videoje ka ndarë me ndjekësit mendimin e tij për finalistët e këtij edicioni.

Ai thekson se është me të gjithë, pasi ka raporte të mira me secilin nga ta.

Por që në fund dëshiron të fitojë ai që ka nevojë më së shumti për çmimin.

"Përshëndetje të gjithëve, unë nuk e votoj askënd brenda. Sepse nuk mund t'i ndaj, Ludon e kam që 20 vite shok, Elijona është shumë e mirë, me Londrën e kam mbret, edhe Klodin e kam mafi edhe me Hygertën kam kaluar mirë", u shpreh ai.

Tutje tha: "Ia uroj fitoren banorit që e meriton dhe që ka nevojë më së shumti, suksese të gjithëve. Kaq".

Edi ndërkaq e ndërpreu garën në mes, pas një incidenti që kishte me Ardit Stafajn.

Atij iu dha një mundësi që të shpëtohej nga publiku, por që nuk u përkrah për situatën e shkaktuar. /telegrafi