Vajza e aktorit Martin Short gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Hollywood Hills

Vajza e aktorit Martin Short gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Hollywood Hills

Showbiz February 25, 2026 - 11:50

Vajza e Martin Short, Katherine Short, ka vdekur në moshën 42-vjeçare.

Sipas Page Six, Katherine Short kreu vetëvrasje.

"Me trishtim të thellë konfirmojmë vdekjen e Katherine Short. Familja Short është e shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkon privatësi në këtë kohë. Katherine ishte e dashur nga të gjithë dhe do të mbahet mend për gëzimin që solli".

E njëjta thuhet se u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Hollywood Hills, Kaliforni.

"Ne iu përgjigjëm një raportimi për të shtëna me armë në atë adresë. Një femër u raportua e vdekur", tha Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angelesit për Page Six.

Katherine ishte vajza e adoptuar e aktorit dhe gruas së tij Nancy Dolman.

Short dhe Dolman ishin të martuar për 30 vjet dhe, përveç Katherine, ata adoptuan djemtë Oliver Patrick dhe Henry Hayter.

Katherine u diplomua në psikologji në vitin 2006 dhe në vitin 2010 mori diplomën master në punë sociale nga Universiteti i Kalifornisë Jugore. /telegrafi

Image