Kutia e Pandorës hapet nga Juela - çon në televotim Selinen, Gretën dhe DJ Gimbon

Kutia e Pandorës hapet nga Juela - çon në televotim Selinen, Gretën dhe DJ Gimbon

Showbiz February 25, 2026 - 08:22

Kutia e Pandorës u hap të martën nga Juela Nikolli. Ajo u vendos para një zgjedhjeje: tre emra që do të shkonin në nominim së bashku me Rogertin.

Tre emrat që zgjodhi Juela ishin: Greta Kazazi, Selin Bollati dhe DJ Gimbo.

Selina me ironi tha se zgjedhja e Juelës ishte e duhura dhe tregoi se është lojtare "shumë e fortë".

“Lojtare shumë e fortë, zgjedhje e paparashikueshme”, tha Selina teksa buzëqeshte.

Greta theksoi nga ana tjetër se e priste, pasi sipas saj ajo është lojtare e dobët.

“E prisja nga Juela, sepse është lojtare shumë e dobët. Por nuk ka problem, jam shumë e lumtur me rrugëtimin tim edhe nëse mbaron të shtunën", u shpreh ajo.

Mbetet për t'u parë se kush nga ta do ta lërë shtëpinë e famshme të shtunën.