Londrimi i ashpër me Labin: Të ka humbur fama jashtë

Londrimi i ashpër me Labin: Të ka humbur fama jashtë

Showbiz February 10, 2026 - 15:00

Një përplasje e ashpër ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku Londrimi dhe Labi janë përfshirë në një debat të fortë.

Situata u tensionua kur Londrimi iu drejtua Labit me akuza të drejtpërdrejta, duke analizuar ashpër lojën e tij dhe mënyrën se si po sillet me banorët e tjerë.

Ai theksoi se Labi, sipas tij, ka humbur imazhin dhe famën që kishte jashtë shtëpisë, duke e cilësuar sjelljen e tij si fyese dhe bullizuese.

Gjatë përplasjes, Londrimi u shpreh se kurrë nuk do ta lejonte veten të sillej në mënyrën që po sillet Labi, duke e quajtur këtë sjellje të turpshme.

Image

Në vijim, shtoi se Labi nuk po përfaqëson asnjë vlerë dhe se qëndrimi i tij në BBVK nuk ka më kuptim.

Image

Debati u mbyll me deklaratën e Londrimit, i cili shprehu pritjen që Labi të largohet nga gara këtë të premte, duke thënë se ai nuk ka asgjë tjetër për të ofruar përveç ofendimeve.

Veç kësaj, u zbulua se finalja e madhe e Big Brother do të jetë më 27 shkurt. /telegrafi