“Sot feston me fotografinë e babait”, Selvija përlot ndjekësit me urimin për Roelin
Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka përlotur ndjekësit me një mesazh mjaft emocional në rrjetet sociale, me rastin e 4-vjetorit të lindjes së djalit të tyre, Roel.
Kjo ditëlindje është e para që vogëlushi feston pa praninë fizike të babait të tij, Shpatit i cili u nda nga jeta papritur më 26 nëntor të vitit që lamë pas.
Përmes një postimi në Instagram, Selvija ka shprehur dhimbjen e madhe që Shpati nuk arriti ta përqafonte edhe një herë të birin në këtë ditë të rëndësishme.
Ajo shkroi se do të donte që ai të ishte prezent me duart plot dhurata, por fati deshi që Roeli ta festojë këtë përvjetor duke parë vetëm fotografinë e të atit.
Në fund të dedikimit të saj, Selvija i premtoi të birit se do të jetë krahu i tij i fortë në çdo hap të jetës.
“Biri im, mami është këtu për të të dashur dyfish dhe për të të mbajtur fort,” u shpreh ajo, duke shtuar se beson që Shpati e mbron dhe e do të birin nga qielli.