Benitës i vjen ish-i dashuri si befasi në Big Brother VIP Kosova, emocionohet teksa ai interpreton këngë për të

Benitës i vjen ish-i dashuri si befasi në Big Brother VIP Kosova, emocionohet teksa ai interpreton këngë për të

Showbiz January 17, 2026 - 01:15

Një moment i papritur dhe mjaft emocional ka ndodhur mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku Benita u befasua nga një vizitë speciale. Në studio u shfaq ish-i dashuri i saj, këngëtari Endri Elshani, duke krijuar një atmosferë të ngarkuar me emocione.

Endri interpretoi para saj këngën e tij më të re, një performancë që e preku dukshëm Benitën, e cila nuk i fshehu emocionet gjatë këtij takimi të papritur. Dyshja u ritakuan pas muajsh nga ndarja e tyre, ndërsa momenti u përcoll me vëmendje të madhe edhe nga publiku.

Gjatë bisedës, Endri u shpreh se disa nga veprimet dhe sjelljet e Benitës brenda shtëpisë nuk i kishin pëlqyer nga jashtë, duke qenë i sinqertë në qëndrimin e tij. Megjithatë, ai theksoi se e respekton rrugëtimin e saj personal dhe zgjedhjet që ka bërë.

Nga ana tjetër, Benita u shpreh se, edhe pse Endri nuk ka qenë dakord me futjen e saj në Big Brother VIP Kosova, ky ka qenë një vendim i marrë prej saj dhe një dëshirë personale. Ajo nënvizoi se askush nuk mund të ndërhyjë apo të vendosë mbi synimet e saj për të ardhmen, duke treguar vendosmëri dhe pavarësi në rrugën që ka zgjedhur.

Ky takim i papritur shtoi edhe më shumë emocione në mbrëmjen “Prime”, duke u shndërruar në një nga momentet më të komentuar të spektaklit. /telegrafi