Jennifer Aniston tregon pse asnjëherë nuk merr pjesë në Met Gala

Jennifer Aniston tregon pse asnjëherë nuk merr pjesë në Met Gala

Showbiz September 03, 2025 - 11:57

Aktorja Jennifer Aniston nuk merr pjesë në ceremoninë madhështore Met Gala.

Ikona e serialit “Friends” tha se është ftuar në këtë ngjarje bamirësie të modës, porse ka refuzuar të marrë pjesë.

“Po, më kanë ftuar, por nuk shkoj”, tha 56-vjeçarja për revistën Glamour.

“Për shkak të përgatitjes, veshjes së fustanit”, vazhdoi ajo.

“Unë jam një vajzë e tipit ‘xhinse, shapka dhe bluzë pa mëngë’. Edhe mua më pëlqen të vishem bukur, por për mua është një lojë mendore e… ‘Hajde të vishemi bukur, të veshim një fustan elegant, të bëjmë grim, të rregullojmë flokët dhe të shkojmë të ulemi në një dhomë të madhe me bashkëmoshatarët tanë’. [Dhe po,] të gjithë janë aty për të festuar dhe për t’u argëtuar, por unë bëhem nervoze”, ka deklaruar Aniston.

Aktorja gjithashtu rrëfeu se prej kohësh ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me tapetet e kuq.

Në të njëjtën bisedë në Glamour, aktorja kritikoi ashpërsinë e disa kritikëve: “Disa njerëz e shohin si një sport ku të ndërtojnë dhe pastaj duan të të shkatërrojnë. Cila është arsyeja pse njerëzit e bëjnë këtë? Kush e di? Por unë përpiqem sa më shumë që mundem [ta e shpërfill] sepse nuk të bën asnjë të mirë”.

Image

Image