Bella Hadid në qendër të vëmendjes në sfilatën e Saint Laurent për sezonin vjeshtë-dimër 2025-2026

Bella Hadid në qendër të vëmendjes në sfilatën e Saint Laurent për sezonin vjeshtë-dimër 2025-2026

Showbiz March 12, 2025 - 17:33

Bella Hadid ka sfiluar për markën e Saint Laurent në Javën e Modës në Paris. Falë fustanit të saj transparent me dantella, ajo ishte në qendër të vëmendjes.

Ky është një krijim i shtëpisë së modës franceze për vjeshtë/dimër 2025/2026.

Flokët i kishte të lidhura në topuz. Ajo e kompletoi look-un me grim të thjeshtë, një gjerdan dhe taka me majë.

Kjo është hera e parë që ecën në pistë që prej shfaqjes së Victoria’s Secret që u mbajt në tetor të vitit të kaluar.

Shumë të famshëm mbërritën në Paris për të ndjekur spektaklin e modës.

Modelja kohët e fundit u angazhua në dizajn. Gjegjësisht, ajo prezantoi një koleksion të rrobave të banjës që i ka dizajnuar në bashkëpunim me markën Frankies Bikinis.

Image

Image