
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët
Ola Zenelaj në përplasjen me Gjestin i përmendi edhe disa gjëra nga Big Brother i kaluar, gjegjësisht kur ishte në Kosovë.
Banorja i tha se doli jashtë nga Drilon Rama, në televotimin kokë me kokë që kishte me të, nga një avantazh i Leos.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.Ai ka ndarë një video në Instagram, me anë të cilës thotë se ‘vetëm kampionët shkruajnë histori’.
“Mund ta kthesh e ta sjellësh si të duash. Ti je vetëm rol dytësor, ndërsa këtu histori shkruajnë vetëm kampionët”, kanë qenë fjalët e Ramës.
Driloni tani pas mbarimit të BBVK po vazhdon të përkrahë Gjestin, pasi kishin një raport të mirë edhe sa ishin në Kosovë.
Gjesti menjëherë pas BBVK shkoi në BBVA, ku edhe ka bërë mbi 130 ditë brenda.
