Livia për mesazhin nga Mevlani: Surprizë shumë e madhe, sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Livia për mesazhin nga Mevlani: Surprizë shumë e madhe, sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Showbiz February 11, 2025 - 10:10

Livia Brunga vetëm pak ditë më parë mori një mesazh nga Mevlan Shaba në "Big Love".

Ai ia shprehu dashurinë duke i thënë se, "zgjohet me të dhe fle me të", pavarësisht rrëmujës që lanë jashtë.

Derisa banorja më pas gjatë bisedave në shtëpi tha se e do akoma dhe se nuk mund të harrojë.

Ajo së fundmi theksoi se kjo ka qenë një surprizë shumë e madhe duke përfshirë disa gjëra të rënda jashtë.

“Për mua ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra shumë të rënda jashtë”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “Kështu që unë, kam pasur mundësi që të flasim t’i sqarojmë disa gjëra”.

Mevlani vetëm pak muaj më parë teksa ishte në Big Brother Kosova u zbulua se po bëhet baba për herë të parë. /telegrafi