Përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit: Ti je si qen i vogël

Përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit: Ti je si qen i vogël

Showbiz January 19, 2025 - 23:42

Në finalen e Big Brother VIP Kosova, tensionet arritën kulmin kur Xuxi dhe Driloni patën një përplasje të ashpër.

Pas disa debatesh mes finalistëve, Driloni, që shpesh ishte i qetë gjatë gjithë sezonit, këtë herë shpërtheu me furi ndaj Xuxit.

Driloni, i revoltuar, i tha Xuxit: “Unë nuk dua të jem si ti, të kërkoj falje çdo dy sekonda dhe të mos më marrë askush seriozisht jashtë. Nuk dua”.

Ndërsa Xuxiiu përgjigj: “Ti je tabula rasa, ti s’di më shumë”.

Përplasja vazhdoi, me Drilonin që e akuzoi Xuxin për përdorimin e ofendimeve dhe mungesën e argumenteve: “O Xux, po ec baju bre, gjithmonë ofendon, ‘ti kështu, ti ashtu’. A je i aftë të flasësh me argumente ndonjëherë? Baju katër ditë mos të të shoh”.

Xuxi reagoi duke i thënë: “100 herë të kam thënë, ti je tabula rasa”.

Debati u ashpërsua edhe më tej, kur Driloni ndërhyri për të mbrojtur besimin e tij: “Mos fol për fenë, dhe mos bëj që njerëzit të mendojnë se dikush që është fetar është si Xuxi. Ai kërkon falje, pastaj bën gabimin e njëjtë dhe përsëri. Mos e përmend Allahun dhe pastaj më ofendo pas dy sekondash”.

Xuxi, i irrituar, e përmbylli përplasjen me një fjalë ofenduese: “Ti je shumë i vogël për të më gjykuar mua, ti je si një qen i vogël”.

Ky moment tensioni shtoi edhe më shumë ngarkesë emocionale në finalen e spektaklit. /telegrafi