Three60 Music njofton tour-in e parë ndërkombëtar të Yll Limanit

Three60 Music njofton tour-in e parë ndërkombëtar të Yll Limanit

Showbiz February 16, 2026 - 18:12

Në fillim të këtij viti, Three60 Music dhe Yll Limani komunikuan zyrtarisht vendimin për të mos realizuar club shows në vitin 2026, duke shënuar një kapitull të ri në zhvillimin artistik dhe strategjik të karrierës së tij.

Sot, Three60 Music njofton hapin e radhës: organizimin e tour-it të parë ndërkombëtar të Yll Limanit; një moment historik që shënon herën e parë që një artist shqiptar organizon një turne të strukturuar ndërkombëtar në këtë format, transmeton “Zëri”.

Tour-i do të ndahet në tri faza, me fazën e parë që shpallet zyrtarisht sot dhe përfshin katër qytete evropiane:

Zürich, Zvicër (18 Prill 2026)

Oberhausen, Gjermani (24 Prill 2026)

Vienna, Austri (9 Maj 2026)

Malmö, Suedi (6 Qershor 2026)

Faza e parë e turneut do të nisë në Zürich, për të vazhduar në Oberhausen dhe Viennë, dhe do të përmbyllet në Malmö. Këto do të jenë performancat e vetme të artistit në keto qytete për vitin 2026.

Ky tour përfaqëson një koncept të ri të prezantimit live të artistit, i fokusuar në produksion të plotë koncertal, bend live dhe një eksperiencë të kuruar për publikun, duke reflektuar evoluimin artistik dhe ambiciet ndërkombëtare të Yll Limanit.

Biletat për fazën e parë të turneut do të dalin në shitje të Enjten me datë 19 Shkurt në ora 12:00.

Detaje mbi fazat e ardhshme të tour-it do të bëhen publike në javët në vijim.