Shokon Driloni gjatë sfidës së buxhetit: Nuk e njeh Ismail Kadarenë dhe Princeshën Diana

Shokon Driloni gjatë sfidës së buxhetit: Nuk e njeh Ismail Kadarenë dhe Princeshën Diana

Showbiz December 08, 2024 - 13:41

Në sfidën më të fundit të Vëllait të Madh, banorët ishin të sfiduar të identifikonin figura të njohura të shfaqura në ekran.

Në një moment të papritur, Driloni nuk e njohu njërin nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, Ismail Kadarenë, i cili ka fituar famë ndërkombëtare dhe ka lënë një trashëgimi të pasur në letërsinë botërore.

Pasi pa portretin e Kadaresë, Driloni shfaqi shenja pasigurie dhe nuk mundi të identifikonte shkrimtarin legjendar.