Nga fëmijëria deri tani, rrëfimi i padëgjuar i Remzi Ejupit [video]

Nga fëmijëria deri tani, rrëfimi i padëgjuar i Remzi Ejupit [video]

Showbiz November 11, 2024 - 15:10

Një rrëfim i padëgjuar deri tani nga afaristi Remzi Ejupi është dhënë në emision “N’kamp me Kujtesën”.

Jeta e tij që nga fëmijëria, familja, biznesi dhe fillet e para të angazhimit të tij, nga medreseja në Prishtinë deri në botën arabe për studime, ku ka qëndruar 7 vjet, ndërsa përveç studimeve nisi edhe të punonte, duke ndihmuar familjen në Kosovë, e cila përbëhet nga dy prindërit, 6 motra dhe 4 vëllezërit.

Pas kthimit në Kosovë nga vendet arabe, ai u bë ushtar në ish-Jugosllavi, ku kreu shërbimin në Bosnjë dhe Hercegovinë, për të cilën tha se kanë qenë vite të vështira për shqiptarët, për arsye të presionit dhe diskriminim që u bëheshin.

Pas ushtrisë, u kthye në Kosovë, u angazhua me një kompani për eksport dhe import, pas përkeqësimit të situatës në Kosovë, u largua si shumë të tjerë në vitet ’90, ku nga atje filluan të bënin lidhje mes Kosovës dhe diasporës, duke ndihmuar situatën në të cilën po kalonte vendi.

Ai tha se nga gjithë këto vite e kontribute, Kosova do të duhej të ishte më mirë, për arsye se kështu kemi dashur të gjithë, prioritet i vendit sipas Ejupit, është rinia e cila duhet të mbështetet më shumë.

Ejupi ka treguar edhe fillimet e tij të angazhimit në sport, që filluan të ndihmonin sportistët me financa nga diaspora, kurse pas vitit 2004 erdhi ideja që ai të bëhej pjesë e klubit duke u bërë kryetar i klubit.

Për ta dëgjuar rrëfimin e plotë mund të ndiqni videon e plotë më poshtë: