Demokratët “gjejnë” fajtorin e humbjes dhe ai është aktori George Clooney

Demokratët “gjejnë” fajtorin e humbjes dhe ai është aktori George Clooney

Showbiz November 07, 2024 - 14:45

Demokratët amerikanë kanë gjetur fajtorin e humbjes së zgjedhjeve presidenciale dhe ai është aktori i famshëm George Clooney. Duket se aktori është kritikuar për ndikimin e tij kur I kërkoj Joe Bidenit të tërhiqej nga gara.

Demokratët amerikanë kanë gjetur fajtorin e humbjes së zgjedhjeve presidenciale. Teksa kanë kaluar 2 ditë nga data 5 nëntor, gishti është drejtuar nga demokrati i përjetshëm, aktori George Clooney pasi ishte ai që i kërkoi Joe Bidenit të tërhiqej nga gara.

Aktori i “Ocean's Eleven”, 63 vjeç, shkroi veçanërisht për “New York Times” në korrik, ku i bëri thirrje 81-vjeçarit Biden të braktiste fushatën e tij presidenciale, duke shkruar: "Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president".

Clooney më vonë lavdëroi Biden për "vetëmohimin" kur ai njoftoi se do të tërhiqej më 21 korrik.

Pas fitores së madhe të Donald Trump, një grup komentuesish politik i udhëhequr nga veteranët i quajtur altNOAA, shkruajti në “X”: “Dikush të më sjellë George Clooney. Duhet të bëjmë një... bisedë”.

Ndërsa një përdorues i “X” shkroi: “Trumpi nuk duhet të harrojë të falënderojë të famshmit e Hollivudit. Sidomos George Clooney”.

Një fanse e Donald Trump gjithashtu iu referua aktorit dhe shkroi: "Sapo u kujtova, ne nuk kemi pranuar akoma rolin e George Clooney në këtë fitore”.

Ndërsa një tjetër thjesht shtoi: “Faji është i gjithi i George Clooney”.

Kamala Harris mori një disfatë të rëndë në garën presidenciale përballë kandidatit republikan Donald Trump.

Qindra mbështetës të saj u ndjen të zhgënjyer, teksa u panë në lot mëngjesin e 6 nëntorit

Sfiduesja demokrate, Kamala Harris, e pranoi humbjen në një fjalim pasditen e së mërkurës, ku u zotua për transferim paqësor të pushtetit

Po ashtu, presidenti Joe Biden telefonoi të mërkurën presidentin e zgjedhur Trumpi për t’i uruar fitoren dhe e ftoi për një takim në Shtëpinë e Bardhë. 81-vjeçari pritet t’i drejtohet vendit me një fjalim gjatë së enjtes. /oranews