Vesa Luma bëhet nostalgjike, publikon një fotografi të rrallë të “flakareshave”

Vesa Luma bëhet nostalgjike, publikon një fotografi të rrallë të “flakareshave”

Showbiz July 05, 2024 - 15:47

Këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma së fundmi i ka kënaqur ndjekësit e saj në Instagram duke publikuar një fotografi të rrallë, ku shfaqet bashkë me koleget e saj të njohura, Teuta Kurtin dhe Rona Nishliun.

Fotografia në fjalë është realizuar në ulëset e Pallatit të kongreseve, në provat Festivalit të 43-të të RTSH-së, ku konkurruan me hitin e tyre të famshëm “Flakaresha”.

Me kalimin e viteve, Vesa, Teuta dhe Rona kanë zhvilluar karriera të suksesshme në muzikë – secila në stilin e vet.

Duke reflektuar në rrugën e tyre, Vesa shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Eikthim – 20 vjet më parë në Pallatin e Kongreseve gjatë provave me Ronën dhe Teutën…sa kujtime të bukura dhe po aq të vështira duke kaluar nga një sistem në tjetrin. Ishte hera e parë kur ne si tri vajza të reja u përballëm me realitetin, por që e tejkaluam shpejt, pasi që publiku na ktheu tri herë në skenë”.

“Çdo përvojë në këto 20 vjet na ka mësuar diçka.. shumë të lumtur që kemi kaluar çdo fazë që një këngëtar duhet të kalonte (zbritje, ngritje, fitore, humbje) – kemi qenë (dhe jemi) tre zonja të vetes, kemi krijuar karrierën tonë pa ndihmën e askujt përveç mbështetjes morale të familjeve tona dhe dashurisë së pakusht të publikut që gjithmonë na ka dashur fort dhe për të cilin do të jemi gjithmonë falënderues”, shkroi Luma në mbishkrimin e fotografisë.

Si Vesa, ashtu edhe Rona dhe Teuta janë produkt i spektaklit të famshëm të talenteve “Ethet e së Premtes”, që organizohej dikur në Tiranë. /telegrafi