![Pas intervistës së bujshme me Bleron, Afrona Dika paralajmëron diçka të re](/uploads/zeri.info/images/2024/June/25/auto_afronablero-780x4391719341784.jpg)
Pas intervistës së bujshme me Bleron, Afrona Dika paralajmëron diçka të re
Showbiz
July 03, 2024 - 15:31
Blogerja shqiptare, Afrona Dika, bëri bujë të madhe gjatë këtyre ditëve pas publikimit të intervistës me ish-bashkëshortin e saj, Blero Muharremin.
Në këtë intervistë ata folën për ndarjen e tyre dhe për arsyet që çuan deri në këtë.
Kjo video, e cila ndodhet në YouTube, ka marrë plot 400 mijë shikime për vetëm një javë.
E së fundmi ajo ka paralajmëruar për diçka të re fansat, ndonëse nuk ka zbuluar detaje.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/July/03/auto_Screenshot_37-11720013518.webp)
“A çka ju pret, çka ju pret. Projekti tjetër”, shkroi ajo.
Megjithatë, Afrona tha në një intervistë tjetër se nuk do të ribashkohet me Bleron.
Secili po vazhdon me jetën e tyre, artisti me angazhimet në muzikë, gjersa prezantuesja me "podcast". /Telegrafi