Dafina Zeqiri fshin emrin e Ya Ninës nga bashkëpunimi i tyre

Dafina Zeqiri fshin emrin e Ya Ninës nga bashkëpunimi i tyre

Showbiz June 14, 2024 - 12:42

“Nasty & See Me” titullohej bashkëpunimi i dy këngëtareve, Dafina Zeqiri dhe Ya Nina.

Ka kaluar gati një vit që nga publikimi i këtij projekti muzikor dhe asokohe ishte një prej projekteve më të pëlqyera prej publikut, madje vazhdon të mbetet i tillë. Nuk vonoi shumë dhe marrëdhënia e dy këngëtareve u prish, ku që prej asaj kohe nuk i kemi parë më me njëra-tjetrën.

Mirëpo një veprim i bërë së fundmi prej Dafinës i ka habitur të gjithë. Në bashkëpunimin e përmendur më sipër ajo ka fshirë emrin e Ya Ninës.

Ky veprim i saj nuk erdhi menjëherë pas “keqkuptimit” që dy artistet patën me njëra-tjetrën, por erdhi vetëm pak momente pas publikimit të projektit më të ri muzikor i Ya Ninës me Ledri Vulën dhe Dj Geekun, dy ish të dashurit e Dafinës. /oranews