“Arratisen” Ilnisa dhe Meritoni
Showbiz
June 21, 2024 - 19:47
Çifti Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, romanca e të cilëve nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”, kanë qenë tepër të komentuar dhe pas daljes së tyre nga shtëpia.
Dyshja, sidomos Ilnisa është tepër aktive nëpër rrjete sociale.
Shpeshherë i kemi parë të ndajnë foto nga përditshmëria e tyre, teksa shfaqen tepër të lumtur me njëri-tjetrin.
Po ashtu pasditen e djeshme, Ilnisa ka ndarë në llogarinë personale të Instagram-it një postim teksa ndodhet anës detit me partnerin e saj Meritonin dhe në fotografi ka shfaqur dy gota verë që bëjnë gëzuar me njëri-tjetrin.
“Të dua”, shkroi përbri fotografisë ish-banorja.