Banorët e Big Brother VIP Albania flenë në oborr

Banorët e Big Brother VIP Albania flenë në oborr

Showbiz April 01, 2024 - 11:02

"Vëllai i Madh" së fundmi i ka detyruar banorët e shtëpisë të flenë në oborr.

Ata kishin vetëm pak minuta kohë për të mbledhur gjërat e tyre e për të dalë në arenën e "Supersport"-it.

Të njëjtët duket se nuk e kishin problem, pasi deri vonë kanë ndenjur duke biseduar e bërë shaka me njëri-tjetrin.

Ata shpesh përballen me sfida e lojëra të ndryshme, e në disa raste janë paksa edhe më të vështira.

E fundit që u largua nga Big Brother është Egla Ceno, për shkak të sjelljes dhe ofendimeve që ka bërë në vazhdimësi.

Veç aktores, nga programi më parë u përjashtuan edhe Sara Gjordeni e Klodian Duro.

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga nisja e këtij formati dhe situatat brenda ndryshojnë dita-ditës.