Nga Navalny, Matthew Perry e deri te Tina Turner, si u nderuan në “Oscar” legjendat që vdiqën?

Nga Navalny, Matthew Perry e deri te Tina Turner, si u nderuan në “Oscar” legjendat që vdiqën?

Showbiz March 12, 2024 - 12:29

Personalitetet e mëdha të spektaklit që u ndanë nga jeta vitin e kaluar u nderuan mbrëmjen e së dielës çmimet Oscar, përmes një homazhi.

Videoja nisi me një klip të shkurtër të Alexei Navalny, i cili vdiq në shkurt 2024. Kjo pasi dokumentari për Navalny kishte fituar Oscar për "dokumentarin më të mirë në 2023".

Tenori i njohur Andrea Bocelli dhe djali i tij Matteo kënduan "It’s Time to Say Goodbye", ndërsa në ekran u shfaqën foto të aktorëve dhe artistëve që kishin vdekur muajt e kaluar.

Matthew Perry, Chandler nga “Friends”, legjendarja Tina Turner, kompozitorë dhe yje të vjetër të Hollivudit si Harry Belafonte, Glenda Jackson, Ryan O’ Neal, Tom Wilkinson, Richard Lewis dhe yje të tjerë të ndjerë ishin ndër të nderuarit e mbëmjes. /abcnews