“O skizo, mbylle sqepin, hap rrugën mos më rri si trangull”, debatojnë ashpër Egla dhe Erjola

“O skizo, mbylle sqepin, hap rrugën mos më rri si trangull”, debatojnë ashpër Egla dhe Erjola

Showbiz April 28, 2024 - 13:56

Debatet e ashpra dhe të njëpasnjëshme tashmë janë bërë pjesë e pandashme e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Në oborrin e shtëpisë ndodhi një përplasje e Eglës me Erjolën, ku edhe ofendimet nuk munguan.

Egla teksa po dilte nga pishina kalon kah Erjola dhe i thotë “lëviz i çik” kjo e gjë e nevrikos këtë të dytën.

Erjola: Çfarë ke mi? Çfarë të duket vetja, lëviz thotë.

Erjola: O skizo, na lër rehat, se na lage. Hall të hymë në pishinë, hall me nejtë, ik dil po je lodhur se na çave veshët.

Graciano: Jo ajo që bëre ti, mos ja bëfsh njeriut.

Erjola: Po thjesht u hodh në pishinë o burrë.

Egla: Histeria nuk duket të të zë 26 vjeç, mos më rri si trangull, mbylle sqepin.