Era Istrefi dhe Butrint Imeri publikojnë këngën e tyre të re “Lonely”

Era Istrefi dhe Butrint Imeri publikojnë këngën e tyre të re “Lonely”

Showbiz November 24, 2023 - 18:13

Era e Butrinti janë dy nga këngëtaret më të dashur të publikut shqiptar.

Ata të dy, gjithmonë kanë sjellë projekte shumë të veçanta për publikun, duke i bërë ato hite të menjëhershme.

Kësaj radhe dy artistët e mrekullueshëm erdhën me një bashkëpunim, të cilin e kanë lajmëruar në rrejet e tyre sociale, e mezi u prit nga fansat e tyre.“Lonely” quhet kënga që dyshja e realizuan, duke shfaqur edhe njëherë talentet e tyre, si në këndim ashtu edhe në paraqitjet skenike.

Në fillim të videoklipit, Era shkëlqen me një dukje shume unike me flokë të kuqe, me xhinse të çara, e me një pallto të gjatë prej gëzofi me shumë ngjyra, gjithashtu edhe me një kapele nga i njëjti material.Po ashtu edhe Butrinti, si përherë me dukje të veçanta, e nisi edhe këtë klip me një xhaketë të zezë prej lëkure edhe me syze nga e njëjta ngjyrë.

Komentet e ndjekësve të tyre ishin të gjitha pozitive, duke e mirëpritur hitin e tyre të shumëpritur.