Debati për emigrantët në Angli, Dua Lipa nxjerr “live” pasaportën shqiptare: Duhet ta luftojmë ksenofobinë

Debati për emigrantët në Angli, Dua Lipa nxjerr “live” pasaportën shqiptare: Duhet ta luftojmë ksenofobinë

Showbiz November 28, 2022 - 16:55

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa gjatë një konference për shtyp para koncertit që do zhvillohet në Tiranë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë, ka komentuar edhe komentet e bëra nga ministrja e Brendshme Britanike, që i quajti shqiptarët “pushtues”.

“Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftua ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë”, tha Dua.