Loredana: Noizy është një mik që s’mund ta zëvendësojë askush

Loredana: Noizy është një mik që s’mund ta zëvendësojë askush

Showbiz November 07, 2022 - 12:31

Reperja e njohur, Loredana është një prej emrave më të përfolur në industrinë e muzikës shqiptare.

Krahas karrierës së suksesshme, reperja vazhdimisht bën tituj në media rozë edhe për jetën e saj private dhe raportet me kolegët.

Në verën që lamë pas, 26-vjeçarja solli bashkëpunimin e parë me reperin nga Shqipëria, Noizy “Heart attack”.

Përveçqë kënga u kthye në hit të padiskutueshëm, Loredana dhe Noizy krijuan edhe një miqësi me njëri-tjetrin dhe këtë e kanë dëshmuar në disa raste.

Edhe së fundmi, reperja ka realizuar një pyetësor në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe u pyet se çfarë rëndësie ka Noizy për të.

“Një shok që nuk mund ta zëvendësoj askush”, shkroi Loredana në përgjigjen e saj.

Image

Ndërkohë, Loredana e cila ka paralajmëruar një turne muzikore, më parë nuk e ka mohuar se në të ardhmen dyshja mund të realizojnë edhe bashkëpunime të tjera.