Lansohet fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit
Foto: Laura Hasani

Lansohet fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

Showbiz October 01, 2024 - 12:36

Me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”, Ministria e Shëndetësisë lansoi fushatën ndërgjegjësuese në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit.

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kontrollet e hershme dhe mamografitë janë të rëndësishme për parandalim dhe shërim të hershëm.

 

“Vitin e kaluar filluam me shërbimin e mamografisë falas edhe në pjesën veriore. Rinovuam Klinikën e Ornkologjisë, duke punuar me centralizimin e shërbimeve të Onkologjisë dhe zgjerim të listës së barnave”, tha ai.

“Mbi 50% të grave të diagonstifikuar janë ato që kanë zbuluar me kohë kancerin dhe kjo tregon sa i rëndësishëm është diagnostifikimi dhe kontrollat e rregullta”, shtoi ministri Vitia.

Image

 

Një nga të mbijetuarat e kancerit të gjirit, e cila është edhe drejtoreshë e qendrës kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta/Vita”, Nafije Latifi, ftoi të gjitha gratë dhe vajzat që të kryejnë kontrollet sa më herët.

 

“Sfida ime filloi para 20 viteve dhe ishte rrëfimi im i parë publik i cili ishte me qëllim ndërgjegjësimi të grave në parandalimin e kësaj semundjeje. Sot është i mundur shërimi pasi sot ka kushte më të mira për diagnostikim dhe trajtim”, ka thënë ajo.

Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurteshi, tregoi për rastet në këtë klinikë.

“Në dy vjetët e fundit 52% të rasteve janë zbuluar në fazën e parë të kancerit. Investimet e fundit në Klinikë kanë bërë punë të madhe që pacientët të kenë një trajnim dinjitoz”, tha ai.

 

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë te gratë, po prek edhe burrat. Çdo e teta grua në botë është e rrezikuar nga kanceri i gjirit

Image
Image
Image