Rita Ora në mesin e artisteve më të dëgjuara të Shekullit 21

Rita Ora në mesin e artisteve më të dëgjuara të Shekullit 21

Showbiz October 12, 2021 - 18:38

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora prej vitesh tashmë ka ndërtuar një karrierë të pasur e mjaft të suksesshme në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ajo shijon suksese të njëpasnjëshme në botën e muzikës.

Artistja 30-vjecare, kësaj radhe ka njoftuar fansat se ka shënuar një tjetër sukses të madh në jetën profesionale.

“Rita Ora është në mesin e artisteve më të dëgjuara të shekullit 21”, ka qenë postimi që ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare në “Instagram”.

“Kjo është e mahnitshme. Në shekullin 21 eh? Mirë njerëz, do ta pranoj. Jam mirënjohëse çdo ditë. Shekulli 21 është shumë i gjatë, kështu që edhe vetwm tw konsiderohesha është thjesht e mrekullueshme. Kthehem në studio atje ku filluan të gjitha”.

Ajo në fund kërkoi nga të gjithë të jenë të durueshëm dhe asnjëherë të mos heqin dorë nga ato që besojnë.

"Ju dua”, tha krejt në fund Rita Ora. /Zëri